(Video)Helikopterët e MPB-së kanë hedhur mbi 50 tonë ujë në zjarrin në fshatin Sellcë

Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas marrjes së kërkesës nga Qendra për Menaxhimin e Krizave për shuarjen e zjarrit në fshatin Sellcë, komuna e Tetovës, ka dërguar dy helikopterë Bel-412 dhe M171 .
Me veprime të sakta helikopterët kanë hedhur 50 tonë ujë, në koordinim me forcat në terren, për të ndalur zjarrin që po lëvizte në drejtim të fshatit Sellcë.
Më herët gjatë ditës së sotme, drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, ka informuar se në shuarjen e zjarrit, i cili ka filluar katër ditë më parë në Malin Sharr, në hyrjen e fshatit Sellcë, janë angazhuar dy helikopterë policorë. Në shuarjen e ditës së djeshme përveç ekipeve të zjarrfikësve të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, kanë ndihmuar edhe ekipet e Zjarrfikjes së Tetovës.



