(VIDEO) Tifozët izraelitë provokojnë holandezët në Amsterdam, e pësojnë keq
Policia holandeze arrestoi 62 persona pas trazirave në Amsterdam, të shkaktuara nga thirrjet anti-arabe nga tifozët e Maccabi Tel Aviv gjatë ndeshjes së tyre të enjten vonë kundër Ajaksit.
Pas fitores 5-0 të Ajaks-it, tensionet mbetën të larta pasi tifozët e Maccabi Tel Aviv brohorisnin sllogane fyese për palestinezët dhe arabët. U raportuan gjithashtu akte vandalizmi, duke përfshirë heqjen e flamujve palestinezë në Amsterdam.
Videot e postuara në mediat sociale treguan tifozët izraelitë që bërtisnin sharje anti-arabe dhe anti-palestineze.
Pamjet nga jashtë stadiumit kapën tifozët izraelite duke bërtitur: “Nuk ka shkolla në Gaza, sepse nuk ka mbetur asnjë fëmijë”, “vdekje arabëve”.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë mbështetësit e Maccabi-t duke hequr flamujt palestinezë dhe duke sulmuar shoferët arabë të taksive.
Këto sjellje vandalizuese dhe sllogane raciste provokuan sulme ndaj tifozëve izraelitë nga holandezët që në rrugët e Amsterdamit u përleshën me tifozët në fjalë.
Autoriteteve holandeze u shprehën të tmerruar nga, siç thanë, sulmet antisemitike ndaj qytetarëve izraelitë.