(VIDEO) Sulm terrorist në një gjykatë në Stamboll, publikohet momenti kur vriten terroristët

Një sulm me armë është regjistruar në stacionin e policisë në Stamboll, pranë gjykatës Çaglayan.
Sulmuesit, një burrë dhe një grua, u neutralizuan nga policia, ndërsa 6 të tjera kanë mbetur të plagosur, mes tyre 3 policë.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.
Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, forcat e sigurisë kanë rrethuar gjykatën për të mbrojtur publikun, ndërsa u dëgjuan shumë të shtëna.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se sulmuesit kanë vdekur dhe gjashtë persona, tre prej të cilëve policë, u plagosën.
Gjithashtu është publikuar dhe momenti kur policia vret dy autorët e këtij sulmi.
POLİSE SALDIRI ANI KAMERADA!
İstanbul Çağlayan Adliyesi önündeki kontrol noktasına saldırı girişiminde 2 saldırgan ölü ele geçirildi, 3’ü polis, 5 kişi yaralandı.https://t.co/uZIumOADjf pic.twitter.com/1yQyAidfQ8
— milliyet.com.tr (@milliyet) February 6, 2024



