(VIDEO) SHBA/ Përmbyset kamioni me 31,000 kg koshere, 250 milionë bletë dalin jashtë kontrollit

Një incident i pazakontë ka ndodhur të premten, më 30 maj, në kufirin midis SHBA-së dhe Kanadasë, pranë qytetit Linden në shtetin e Uashingtonit, ku një kamion komercial që transportonte rreth 250 milionë bletë është përmbysur, duke shkaktuar alarm tek autoritetet dhe komuniteti lokal.

Sipas raportimeve nga CNN, mjeti po transportonte më shumë se 31,000 kilogramë koshere bletësh, të cilat u përhapën në zonë pasi rimorkioja doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal pas një kthese të fortë. Për fat të mirë, shoferi nuk pësoi lëndime, sipas deklaratës së zëdhënëses së menaxhimit të emergjencave të qarkut, Amy Cloud.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën mbi 24 bletarë, të cilët punuan për të rimarrë kontrollin mbi kolonitë e shpërndara. Qëllimi është që bletët të rikthehen në kosheret e tyre dhe të gjejnë mbretëreshën brenda dy ditëve, për të parandaluar dëmtime të mëtejshme në një prej specieve më të rëndësishme për ekosistemin dhe bujqësinë.

“Më shumë se 24 bletarë kontribuuan në shpëtimin e miliona bletëve pjalmuese, dhe u siguruan që ai të ishte sa më i suksesshëm.” tha zyra e sherifit të Uashingtonit.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje edhe nevojën për protokolle të emergjencës për raste të tilla, pasi bletët jo vetëm që përbëjnë një rrezik të mundshëm për njerëzit kur janë jashtë kontrollit, por edhe luajnë një rol jetik në pjalmimin e bimëve dhe bujqësinë industriale. /Syri.net/ /CNN.gr/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button