(Video) Një makinë përplasi një turmë njerëzish në Poloni, të paktën 19 të plagosur

Disa persona u plagosën sot kur një makinë u përplas në një turmë njerëzish që prisnin në një stacion tramvaji në qytetin veriperëndimor polak të Szczecin, përpara se të përplasej me tre automjete të tjera, njoftuan mediat lokale.

“TVN24” njoftoi se rreth 19 persona janë lënduar, mes tyre tre fëmijë, ndërsa dy persona janë në gjendje kritike, raporton AP.

Policia tha se shoferi, një 33-vjeçar, u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua.

Sipas policisë bëhet fjalë për një 33-vjeçar polak, banues në Szczecin, i cili është arratisur, por shumë shpejt është arrestuar. Policia nuk dyshon për terrorizëm.

Tre fëmijë janë në mesin e të plagosurve, tha zëdhënësi i policisë lokale Pavel Pankao. Sipas informacioneve dy persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim të frekuentuar në fillim të orës së pikut të pasdites, rreth orës 16:00 sipas kohës lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button