VIDEO/ Nga lufta, bombardimet e deri te sukseset botërore të Kosovës deri te 16 vjetori
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka postuar në rrjetet sociale një video me momente që përshkruajë rrugëtimin e Kosovës drejtë lirisë në këtë prag 16-vjetori të pavarësisë.
Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet kyçe që çuan në pavarësimin e Kosovës.
Aty shfaqet dhuna serbe, protesta e studentëve, lufta e UÇK’së, bombardimi i NATO’s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës në rajon dhe botë pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave.
“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti në postim.



