VIDEO/Në “Bogorodicë” është parandaluar kontrabandë cigaresh prej 2700 euro

Është parandaluar kontrabanda e 72 paketave të cigareve që një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i futë në Maqedoni përmes pikës kufitare Bogorodicë pa i denoncuar. Vlera e përgjithshme e cigareve arrin në 167.588 denarë (2700 euro), ndërsa doganat totale të cilat personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë (1800 euro).

Doganierët zbuluan paketat e cigareve në kabinën e kamionit që drejtohej nga personi. Cigaret ishin fshehur pas tapicerisë së destinuar për izolimin e kabinës.
Janë konfiskuar paketat e cigareve, ndërsa ndaj personit po zhvillohet procedura përkatëse.

Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button