(VIDEO) Momente paniku dhe frike, pamje nga tragjedia në Zvicër, njerëzit tentojnë të shpëtojnë pas shpërthimit të zjarrit

Të paktën 47 persona humbën jetën dhe rreth 115 të tjerë u plagosën pas një zjarr që shpërtheu në një bar, në resortin zviceran të skive Crans-Montana. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i tragjedisë.

Skena paniku dhe njerëz që tentonin të thyenin dritaret për të shpëtuar. Dëshmitarët kanë thënë se kanë përjetuar një nga momentet më të tmerrshme, trupa të djegur e njerëz që vraponin për të dalë jashtë.

Një natë më parë qindra njerëz u mblodhën për të bërë homazhe për viktima.

Ndërkohë presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Pamelin tha se në Pallatin Federal Zvicera, flamujt do të jenë në gjysmë shtizë për pesë ditë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button