(VIDEO) Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius

Ideja se temperatura e ujit në lumë mund t’i ziejë për së gjalli viktima, mund të tingëllojë si një tregim nga mitologjia greke.
Por besoni apo jo, është e vërtetë dhe gjendet thellë në zemrën e Amazonës, transmeton Telegrafi.
Shanay-Timpishka, i njohur gjithashtu si “Lumi Vlues i Amazonës”, është një lumë termal unik i vendosur në Peru. Ai është një degë e lumit Pachitea, i cili derdhet në lumin Ucayali, një nga degët kryesore burimore të lumit Amazon. Edhe pse lumenjtë termalë ekzistojnë në mbarë botën, Shanay-Timpishka është më i madhi i dokumentuar i këtij lloji.
I gjithë sistemi i lumit shtrihet rreth 9 km, por vetëm 6.24 km të pjesës së poshtme të tij janë termale. Në pikën e tij më të thellë, lumi arrin afërsisht 4.5 metra, ndërsa në pjesën më të gjerë shtrihet rreth 30 metra. Ky lumë është i famshëm për temperaturat e tij jashtëzakonisht të larta, të cilat mund të arrijnë nivele afër vlimit, duke e bërë atë një mrekulli gjeologjike dhe ekologjike.
Andres Ruzo, eksplorues i lumit tha se temperaturat më të larta që janë matur ndonjëherë në këtë ujë janë 100 gradë celsius.
“Nëse llogarisim mesataren e temperaturës që duhet përdorur për përgatitjen e kafesë është 55 gradë. Është e vështirë që fizikisht të imagjinohet nxehtësia aq e madhe e ujit. Nëse e futni dorën në të, do të mësoni se keni pësuar djegie të shkallës së dytë apo tretë brenda një sekonde”, shtoi Ruzo.
Derisa lumi mund të tingëllojë si makth, shkencëtarët nga Universiteti i Miamit thonë se tani mund të sigurojnë të dhëna “nga dritarja e hapur”.