(VIDEO) Ministrja izraelite ndan videon e IA-së që tregon Netanyahun duke ecur në rrugët e Teheranit

Ministrja izraelite e Inovacionit, Shkencës dhe Teknologjisë, Gila Gamliel ndau në llogarinë e saj në median sociale një video të Inteligjencës Artificiale (IA) të kryeministrit Benjamin Netanyahu duke ecur në rrugët e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, transmeton Anadolu.

Gamliel ndau në llogarinë e saj në rrjetet sociale videon e IA-së me titull “Viti i ardhshëm në Teheranin e lirë”.

Në video, Netanyahu dhe gruaja e tij Sara Netanyahu shihen duke ecur krah për krah në rrugët e Teheranit.

Në videon e arritur përmes IA-së, shihen duke ecur në rrugët e Teheranit, ministrja izraelite Gamliel dhe bashkëshorti i saj si dhe princi në mërgim Reza Pahlavi, djali i Shahut të rrëzuar të Iranit dhe gruaja e tij.

Në një deklaratë të bërë gjatë sulmeve të Izraelit që filluan më 13 qershor dhe zgjatën 12 ditë, Gamliel bëri thirrje për vazhdimin e sulmeve ndaj Iranit “deri në përmbysjen e qeverisë së Teheranit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button