(VIDEO) Ministri i Brendshëm Toshkovski e konfirmon tentimin për blerjen e votave në Kërçovë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovskit, sot e edhe një herë e ka konfirmuar incidentin e djeshëm në Kërçovë. Ai në një deklaratë për mediat, tha se gjatë ditës së djeshme, nga zyrtarë të lartë ka pasur tentime për të blerë votat për një parti politike.
“Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, në qytetin e Kërçovës ka vërejtur më shumë vetura të drejtuara nga individë, të cilët bënin blerjen e votave për qëllimet e një partie politike. Kjo vepër penale tashmë po procedohet nga organet e Punëve të Brendshme”, deklaroi Toshkovski.
Ministri Toshkovski tha se me gjitha këto lëndë tash e tutje merret Prokuroria.