(VIDEO) LSDM publikon “Bombën” e parë: Firma familjare e Tomovskit “pastron” 5.5 milionë euro nga buxheti!

Ekipi antikorrupsion i LSDM-së sot publikoi një bombë të re, një skandal të ri, që edhe një herë e demaskon modelin kriminal të pushtetit të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
“Pamë si pompohen 9 milionë euro, para të qytetarëve, përmes njerëzve të afërt dhe ndërmjetësve. Pamë si vidhet populli përmes tenderëve të montuar. Por për bandën e vjetër nuk mjaftojnë ndërmjetësit nga jashtë – ajo është e uritur, e pangopur, biznesin duhet ta çojnë personalisht dhe nga shtëpia, nga familja. Sot publikojmë një skandal të ri, një bombë të re! Për atë se kush dhe si ‘pastron’?”, tha Aleksandar Saša Dimitrieviq në konferencën e sotme për shtyp të LSDM-së.
Të gjitha gjurmët çojnë te Ivica Tomovski, funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së dhe drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë.
“Nuk pastron SPZP – pastron firma familjare e Tomovskit. ‘Pastrimi’ matet në miliona euro!”, theksoi Dimitrieviq.
Sipas të dhënave të publikuara, firma familjare e Tomovskit, e cila e ka ndryshuar emrin por jo numrin identifikues, ka marrë gjithsej nga institucione dhe komuna:
-
5,360,000 euro
-
161 tenderë
Vetëm pas ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet, firma e ka rritur aktivitetin e saj për 306%, ndërsa vetëm këtë vit ka marrë edhe 10 tenderë të rinj me një vlerë gati gjysmë milioni euro.
“Rastësisht, u paska ecur ‘pastrimi’ i buxhetit. Për çfarë shërben Tomovski në VMRO-DPMNE dhe në Qeveri, besoj se popullit i është bërë kristal e qartë pas kësaj. E rëndësishme është që bizneset familjare po ecin.”, tha Dimitrieviq.



