(VIDEO) Kirurgu britanik: Ju tregoj mizoritë e ushtrisë izraelite në Gaza

Një kirurg britanik që u kthye së fundmi nga Gaza i ka thënë Sky News se ka “kequshqyerje të thellë” midis popullsisë – dhe pretendon se ushtarët e IDF po qëllojnë civilët në stacionet e ndihmës “pothuajse sikur po bëjnë lojë stërvitore”.
Nick Maynard kaloi katër javë duke punuar në Spitalin Nasser, ku mungesa e ushqimit i ka lënë mjekët të përpiqen të trajtojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
“Katër foshnje të parakohshme vdiqën në dy javët e para që isha në Spitalin Nasser – dhe do të ketë shumë, shumë vdekje të tjera derisa izraelitët të lejojnë ushqim të vërtetë”, thotë Maynard.
British surgeon Nick Maynard explains how Israeli soldiers target Palestinian children at food distribution sites in Gaza, changing the location of gunshot wounds at times, such as aiming for the head one day, the chest the next, followed by the legs or genitals on other days. pic.twitter.com/01GFQWDkAc
— Quds News Network (@QudsNen) July 25, 2025
Ai ka vizituar Gazën për 15 vitet e fundit – dhe ky është udhëtimi i tij i tretë që nga fillimi i luftës.
“Pashë njerëz që i njoh prej vitesh dhe disa prej tyre nuk i njoha.Dy kolegë humbën përkatësisht 20 dhe 30 kilogramë. Të gjithë janë të uritur. Ata shkojnë në punë çdo ditë dhe pastaj kthehen në shtëpi në çadrat e tyre ku nuk kanë ushqim”, thotë mjeku.
Më pas ai pretendon se ushtarët izraelitë po qëllojnë civilët në stacionet e ndihmës “pothuajse si një stërvitje”.
Ai operoi djem vetëm 11 vjeç, të cilët u “qëlluan në vendet e shpërndarjes së ushqimit” të drejtuara nga i ashtuquajturi Fondacion i Ndihmës Humanitare në Gaza, një strukturë vrastare, mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.
“Operova një djalë 12-vjeçar i cili vdiq në tavolinën e operacionit sepse plagët e tij ishin shumë të rënda.
Edhe më shqetësuese ishte modeli i lëndimeve që pamë, grumbullimi i lëndimeve në pjesë të caktuara të trupit në ditë të caktuara.
Një ditë ata vinin kryesisht me plagë me armë zjarri në kokë ose qafë, një ditë tjetër në bark.
Katër adoleshentë të rinj erdhën 12 ditë më parë, të gjithë të qëlluar në testikuj qëllimisht. Grupimi ishte shumë i dukshëm për të qenë i rastësishëm dhe pothuajse na dukej si një lojë qitjeje. Nuk do ta kisha besuar kurrë se kjo ishte e mundur nëse nuk do ta kisha parë me sytë e mi“, tha mjeku britanik. /tesheshi.com/