(VIDEO) Joe Biden i rikthehet gafave: Nesër do të bëj 11 shtatorin
“Nesër do të bëj 11 shtatorin”. Kjo fjali e thënë pak orë para debatit Harris-Trump, e ka rikthyer Presidentin amerikan Joe Biden edhe njëherë në qendër të vëmendjes, pasi rrjeti e ka konsideruar një gafë të pafalshme.
“Po… Ai e bëri”, ishte komenti i një amerikani në Twitter, ndërsa shtoi: “Duhet të jem i sinqertë derisa pashë atë videon ku thotë ‘nesër do të bëj 11 shtatorin’ kisha harruar që Joe Biden ishte gjallë”.
Komenti erdhi pasi Biden teksa shkonte në ‘Marine One’ në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë një ditë para 23 vjetorit të sulmeve terroriste tha për gazetarët se do të “bëjë 11 shtatorin” nesër.
YIKES: Crooked Joe Biden says he's "doing 9/11" tomorrow. pic.twitter.com/5sYdNbIQxI
— RNC Research (@RNCResearch) September 10, 2024
“Po shkoj në ditëlindjen e mbesës sime në Nju Jork. Atje do të shikojmë debatin, pastaj nesër do të bëj 11 shtatorin”, tha 81-vjeçari, shkruan A2.
Gafa e Biden me formulimin e fjalive bëri që përdoruesit e mediave sociale të shprehnin tronditje.
Kjo është e fundit në një varg të gjatë gabimesh për Presidentin që u largua nga gara pas një debati katastrofik kundër Trump. Vetëm disa ditë para kësaj gafe, ai madje i ishte referuar zëvendëspresidentes Kamala Harris si Donald Trump.