(VIDEO) Izrael, protesta masive kundër Netanyahu

Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në Kuds (Jerusalem) të hënën për të protestuar kundër politikave të luftës në Gazë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protesta filloi përballë Knesset-it, Parlamentit të Izraelit dhe më pas vazhdoi tek rezidenca private e kryeministrit Netanyahu. Protestuesit kërkuan që qeveria të negociojë me Hamasin për rikthimin e pengjeve, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ thotë se disa nga protestuesit u shkëputën nga turma dhe bënë përpjekje të kalonin përtej barrikadave të policisë. Forcat e sigurisë arritën t’i zmbrapsin protestuesit, duke përdorur edhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Protestat u mbajtën disa orë pasi Netanyahu shpërndau kabinetin e tij të luftës, një vendim që pritej pasi Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot, dy ish-gjeneralë dhe politikanë të qendrës, dhanë dorëheqjen javën e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin mbi drejtimin e luftës.

Që nga 7 tetori 2023, ushtria iizraelite ka vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, 70% e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button