(VIDEO) Ekipi i Izraelit fishkëllehet gjatë hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano

Ekipi olimpik i Izraelit hyri në stadium gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” të premten, duke u përballur me një mori fishkëllimash,

Delegacioni izraelit prej katër personash, duke valëvitur flamurin e vendit dhe duke buzëqeshur, marshoi drejt stadiumit San Siro gjatë paradës së vendeve pjesëmarrëse, ndërsa fishkëllimat u shuan shpejt nga tingujt e lartë të muzikës, transmeton Zeri.info.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe video ku përveç fishkëllimave, në stadium kishte edhe flamuj palestinezë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button