(VIDEO) Brenda depos së drogës multi-miliardëshe të Assadit
Rënia dramatike e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri ka hedhur dritë mbi anën e errët të sundimit të tij, përfshirë eksportin në shkallë të madhe të drogës.
Rebelët kanë kapur bazat ushtarake dhe qendrat e shpërndarjes të drogës së llojit “captagon”, e cila është derdhur në tregjet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, rebelët kanë thënë se kanë gjetur sasi të madhe droge dhe janë zotuar se do t’i shkatërrojnë. Kanë theksuar se nuk duan të dëmtojnë fqinjët me eksportin e saj – një tregti në vlerë miliarda dollarësh.
Luftëtarët e HTS-së kanë lejuar gazetarët e AFP-së të futen brenda një depoje në Damask ku fshihej ajo drogë. Një prej luftëtarëve aty ka thënë se depoja ishte e Maher al-Assadit dhe Amer Khitit.
Maher al-Assad, vëllai i Bashar al-Assadit, ishte komandant ushtarak dhe pretendohet se tani është në arrati. Ai akuzohet se ishte fuqia prapa tregtisë së “captagonit”.
Politikani sirian Khiti ishte nën sanksione më 2023 nga qeveria britanike, e cila pati thënë se ai kontrollon disa biznese në Siri për prodhimin dhe kontrabandën e drogës.
Në një hapësirë nën depo u gjetën mijëra pilula “captagon” të mbështjella. Sipër depos u gjetën pakot gati për transport me ngarkesën në to.
Të ardhurat nga shitja e kësaj droge mbështetën qeverinë e Assadit përgjatë 13 vjetëve të luftës civile në Siri. “Captagoni” e ktheu Sirinë në shtetin më të madh në botë për drogë. Ajo u bë eksporti më i madh i Sirisë, duke lënë pas të gjitha eksportet e saj legale së bashku, sipas vlerësimeve nga AFP gjatë një hetimi më 2022.
📹 Footage shows a large Captagon warehouse allegedly owned by Maher al-Assad, the brother of deposed Syrian leader Bashar al-Assad
• Captagon, a drug also known as fenethylline, is a synthetic amphetamine
• Maher al-Assad is believed to be responsible for running a drug… pic.twitter.com/OaiaDGNASJ
— Anadolu English (@anadoluagency) December 11, 2024