(Video) Arrestohen serbët në Athinë, ish-anëtarë të “Pink Panther” që vidhte bizhuteri me vlerë të lartë

Policia greke ka arrestuar disa serbë, ish-anëtarë të “Pink Panther”, një grup vjedhësish që dyshohen për vjedhje të bizhuterive me vlerë 315.000 euro. Kësaj radhe dy serbët janë kapur duke vjedhur në dy dyqane të njohura për bizhuteri të vlefshmenë qendër të kryeqytetit grek.
Sipas njoftimit të policisë greke, të arrestuarit operonin të paktën që nga dhjetori i kaluar dhe supozohet se kishin një rrjet adekuat për kanalizimin e sendeve të vjedhura, pasi kishin një fitim mbi 315 mijë euro.
Pas kontrollit në shtëpitë e tyre, ndër të tjera, janë gjetur edhe mjetet që përdornin për vjedhje, tre ora dore, bizhuteri, 190 euro, një patentë shoferi të rrejshme, tre celularë, sende personale, si dhe një motor shtesë dhe një makinë që përdoret për transport.



