(Video) Arrestime pas funeralit të Navalnit

Dhjetëra rusë brohoritën emrin e Aleksei Navalni ndërsa lideri i opozitës u varros sot në Moskë dhe u thanë autoriteteve se nuk do ta falin vdekjen e tij.
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) March 1, 2024
Në funeral morën pjesë nëne dhe babai të Navalnit ndërsa bashkëshortja e të ndjerit Julia e cila gjendet jashtë Rusisë, ka nderuar bashkëshortin e saj në rrjetin X, duke e falënderuar për “26 vite lumturi absolute”. “Nuk di si të jetoj pa ty, por do të bëj çmos që të të bëj të lumtur dhe krenar për mua”. Nuk e di nëse do t’ia dalim, por do të përpiqem”, ka shkruar Navalna, e cila ndodhet jashtë Rusisë.
Të pranishmit mbanin lule dhe disa brohorisnin: “Rusia do të jetë e lirë”, “Jo luftës”, “Rusia pa Putinin”, “Ne nuk do të falim” dhe “Putini është një vrasës”. Jo shumë kohë pasi arkivoli me trupin e Navalny u ul në tokë, arrestimet e para filluan në Moskë. Policia shënjestroi njerëzit që brohorisnin kundër Putinit dhe luftës në Ukrainë, raportuan mediat në rajon.
Të paktën 45 persona janë arrestuar pas funeralit , raporton grupi rus i të drejtave të njeriut “OVD info”.
“Në qytetin siberian të Novosibirsk, u arrestuan 18 persona, duke përfshirë një përfaqësues lokal. Dhjetë u arrestuan në qytetin e Ekaterinburgut në Urale dhe 10 të tjerë në rajonin e Voronezh. Gjashtë persona janë arrestuar në Moskë, mes tyre edhe një politikan opozitar”, shkruan “OVD Info”.