(VIDEO) 180 pasagjerë në panik në Brazil, mjeti i ngarkimit të bagazheve në aeroplan merr flakë

Një aeroport brazilian u përfshi nga flakët të premten duke shkaktuar panik për 180 pasagjerë. Videot e publikuara në rrjet trgojnë aeroplanin ë mbuluar nga një tym i zi i cili shpërtheu në një makinë ngarkimi bagazhesh pranë një Airbus A320 LATAM.
Flakët arritën në aeroplan ndërsa po përgatitej për ngritje. Sipas mediave lokale, tymi nga zjarri hyri në aeroplan, duke shkaktuar panik midis 180 pasagjerëve. Falë ekuipazhit, 180 pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani pa asnjë lëndim.
¡Qué susto! 😥 Me enteré de que un Airbus A320 de #LATAM se incendió en #Brasil tras aterrizar. Al parecer, una carretilla de equipaje provocó el fuego que llenó de humo la cabina. Afortunadamente, todos los pasajeros fueron evacuados a tiempo. ¡Un alivio! 🙏✈️ #Aviación pic.twitter.com/9lKORY6oo3
— WATCHTOWER (@news_24_365) December 5, 2025



