Vetëvritet ushtari izraelit që mburrej duke prishur shtëpitë e palestinezëve

Eliran Mizrachi, një rezervist i ushtrisë izraelite që mburrej për prishjen e shtëpive palestineze në Gazën e rrethuar, ka vrarë veten pasi u thirr përsëri në fushën e betejës.
Mizrachi ka marrë pjesë në masakrat e Gazës për pesë muaj që nga 7 tetori 2023. Ai shkatërroi qindra shtëpi në Gaza dhe shpesh i ndante ato momente në llogarinë e tij në X.
Raportet tregojnë se që nga fillimi i luftës së Tel Avivit në Gaza, rreth 1600 ushtarë izraelitë janë diagnostikuar me PTSD.
Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është një çrregullim që zhvillohet tek disa njerëz që kanë përjetuar një ngjarje tronditëse, të frikshme ose të rrezikshme.



