Vetëvendosja mysafire e Opozitës Shqiptare, në Tetovë për 28 nëntor

Nënshkrimin e koalicionit të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe festën e 28 Nëntorit në Maqedoni të Veriut do ta madhështojë edhe Lëvizja Vetëvendosje!

Siç bëhet e ditur tashmë, Lidhja Europiane për Ndryshim me në krye Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashin e Alternativës dhe Izet Mexhitin e Lidhjes Demokratike, në Tetovë më 28 Nëntor do të nënshkruaj koalicionimin e tyre edhe zyrtarisht.

Në një event madhështor në sallën medicinale në Tetovë, ashtu siç mëson portali ynë, të pranishëm do të jenë shumë figura të shquara dhe krerë të lartë të partisë në pushtet në Kosovë, pra Vetëvendosjes. Arbër Zaimi nga Tirana, Bekim Qoku nga Struga, Ardita Sinani nga Presheva që të tre këshilltarë të kryeministrit Kurti, pritet të jenë në mesin e të ftuarve të opozitës shqiptare, koalicion ky që pretendon në zgjedhjet e ardhshme të jetë fituese absolute.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button