Vërejtjet e kryediplomatit izraelit për ‘shpifjet’ dhe ‘dezinformatat’ e Erdoganit

Kryediplomati i Tel Avivit, Israel Katz, ka vënë në shënjestër edhe një herë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, si dhe kreun e vrarë të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Duke e cilësuar postimin e Katz në X si “shpifje për qëllime dezinformimi”, Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se “Këto gënjeshtra, të cilat synojnë të largojnë vëmendjen nga gjenocidi që po ndodh në Gaza, nuk do të pengojnë mbështetjen tonë për popullin palestinez”.
Ministri i Jashtëm izraelit pretendoi se “shpërtheu një konflikt” midis djemve të Erdoganit dhe Haniyeh Abdusselam dhe Hammam Haniyeh gjatë një takimi javën e kaluar, kur të dy “kërkuan 3 miliardë dollarë të mbajtura në llogaritë bankare turke nën emrin e babait të tyre”.
Qendra e Turqisë për Kundër Dezinformimit gjithashtu iu drejtua shpifjeve.
“Ismail Haniyeh, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, i cili u martirizua në Iran si rezultat i një atentati izraelit, nuk kishte asnjë kursim në bankat turke siç pretendohej,” tha qendra në një deklaratë, duke shtuar se Erdogan priti djemtë e Haniyeh për të përcjellë ngushëllimet e tij.
“Gjatë takimit, nuk u ngrit asnjë çështje e tillë, siç pretendohet nga Ministri i Jashtëm Katz i Izraelit,” shtoi ai, duke theksuar se fushatat e dezinformimit të Tel Avivit, që synojnë “të justifikojnë gjenocidin e tij në Palestinë” dhe të manipulojnë opinionin publik nuk meritojnw vwmendje. /TRTworld/