Vendoset ndalesë për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore.
Siç thonë nga Ministria e Bujqësisë, pëlqimi i tillë jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje dhe ambiente të hapura.
“Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore vendoset në territorin e administruar nga NP “Pyjet Kombëtare”, dhe fillon nga data 15.07.2024 dhe do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga filialet e NP “Pyjet Kombëtare”, për sipërfaqen që ata menaxhojnë”.