Vendet e Lindjes së Mesme ndihmuan në ndryshimin e narrativës gjatë takimit të Trump-it në OKB

Disa liderë të Lindjes së Mesme, përfshirë emirin e Katarit dhe presidentin e Turqisë, u takuan me Trump-in në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork vitin e kaluar.

Faisal Almudahka, kryeredaktori i gazetës “Gulf Times” me qendër në Katar, thotë se ky takim duket se ka qenë vendimtar në ndryshimin e mënyrës së të menduarit të Trump-it për luftën dhe për ndikimin që Uashingtoni ka mbi Netanyahu-n.

“Netanyahu është një barrë për Shtetet e Bashkuara,” tha Almudahka. “Mendoj se Katari, vendet arabe dhe ato myslimane e kanë ndryshuar narrativën për SHBA-në.

“Gjithmonë është thënë se Shtetet e Bashkuara janë të vetmet që mund ta ndalin këtë luftë… dhe tashmë kemi parë rezultatin,” shtoi ai. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button