Vëmendje e veçantë ndaj IA, robotët humanoidë performojnë në Galanë e Festivalit në Kinë

Robotët humanoidë morën vëmendjen kryesore në skenë gjatë Galasë vjetore të Festivalit të Pranverës në Kinë, duke sjellë një performancë mbresëlënëse me elemente të arteve marciale si shkelma, valëvitje shpate dhe rrotullime prapa.
Gjatë mbrëmjes së së hënës, në kuadër të Gala e Festivalit të Pranverës 2026, robotët e avancuar të pajisur me inteligjencë artificiale u shndërruan në ndër interpretuesit më spektakolarë të natës. Ata mahnitën audiencën me prezencën e tyre inovative skenike dhe aftësitë e jashtëzakonshme fizike, duke dëshmuar përparimin e shpejtë teknologjik të vendit.
E organizuar nga China Media Group (CMG), gala e këtij viti i kushtoi një vëmendje të veçantë risive më të fundit në teknologji. Arritjet e sektorit të robotikës, që po njeh rritje të shpejtë në Kinë, u prezantuan gjerësisht në momente të ndryshme të spektaklit disaorësh.
Përveç rutinave të arteve marciale, robotët humanoidë u panë duke marrë pjesë në skeçe komike dhe në një sërë performancash të tjera kreative gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, duke dëshmuar ndërthurjen gjithnjë e më të fortë mes teknologjisë dhe artit skenik.



