Vëllai i sulmuesit në New Orleans: Veprimet e Jabbarit ishin rezultat i radikalizmit dhe jo reflektim i Islamit

Vëllai i të dyshuarit në sulmin vdekjeprurës të Vitit të Ri në New Orleans ka theksuar se veprimet e vëllait të tij Shamsud-Din Jabbar ishin rezultat i radikalizmit dhe jo një reflektim i Islamit, transmeton Anadolu.

“Ajo që bëri nuk përfaqëson Islamin. Kjo është më shumë një lloj radikalizmi, jo feje”, tha Abdur Jabbar, 24-vjeç, për ‘New York Times’ në Beaumont të Teksasit, ku vëllezërit u rritën.

Ai tha se biseda e tij e fundit me vëllain e tij ndodhi dy javë para sulmit. Gjatë diskutimet të tyre, ai tha se nuk kishte asnjë tregues për ndonjë plan apo synim për të udhëtuar në New Orleans.

“Ne u rritëm të krishterë, por ai u konvertua në Islam shumë kohë më parë. Me sa di unë, ai ka qenë musliman për pjesën më të amdhe të jetës së tij”, tha Abdur.

Jabbar, i cili kishte një djalë 6-vjeçar dhe një vajzë më të madhe, sipas vëllait të tij iu bashkua ushtrisë në kërkim të drejtimit dhe disiplinës.

“Ishte një rrugëdalje e re për të marrë një lloj disipline”, tha Abdur.

Të mërkurën, 42-vjeçari Jabbar, një ish-rreshter i shtabit të ushtrisë amerikane, përplasi një kamionçinë mes turmave në ‘Lagjen Franceze’ në New Orleans, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur rreth 35 të tjerë.

Ai u vra në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë.

Jabbar shërbeu në ushtri si specialist i burimeve njerëzore dhe teknologjisë së informacionit nga viti 2007 deri në vitin 2015, me një dislokim në Afganistan nga viti 2009 deri në vitin 2010. Më vonë, ai shërbeu në Rezervat e Ushtrisë deri në vitin 2020 dhe sipas raporteve “pati një shkarkim të nderuar”.

Jabbar fitoi një diplomë për sistemet e informacionit kompjuterik nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias dhe punoi si agjent imobilar në Teksas, së bashku me patentën e tij për gjueti dhe peshkim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button