Vdesin nëntë foshnje të sapolindura në Siberi, Rusia arreston mjekun kryesor të spitalit

Rusia ka arrestuar mjekun kryesor dhe kreun në detyrë të njësisë së kujdesit intensiv në një maternitet siberian pas vdekjes së nëntë foshnjave të porsalindura, kanë thënë hetuesit të mërkurën.

Komiteti Hetimor Shtetëror i Rusisë ka thënë se mjekët ishin ndaluar me dyshimin për shkaktim të vdekjes nga neglizhenca.

“Si rezultat i kryerjes së pahijshme të detyrave të tyre zyrtare dhe profesionale nga të dyshuarit në organizimin dhe ofrimin e kujdesit mjekësor… nëntë të porsalindur që lindën midis 1 dhjetorit 2025 dhe 12 janarit 2026 vdiqën”, ka thënë Komiteti.

Rasti, i raportuar nga mediat shtetërore dhe të pavarura, shkaktoi zemërim të madh në Rusi.

Politikanët, komentatorët dhe qytetarët rusë kanë ngritur pyetje se si vendi mund të shpresonte të rriste shkallën e lindshmërisë, një përparësi e vendosur nga presidenti Vladimir Putin, nëse lejoheshin të ndodhnin tragjedi të tilla.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button