Vdekja e Jotas, reagon Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka mbetur i shokuar pas vdekjes tragjike të shokut të kombëtarës portugeze, Diogo Jota.

28-vjeçari ndërroi jetë mbrëmë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku, që ndodhi në Spanjë.

Në reagimin prekës të CR7, shprehu dhimbjen dhe mërzinë që po e ndien pas ikjes së parakohshme të yllit të Liverpoolit nga kjo botë.

“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin kombëtar dhe pastaj ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkroi fituesi i tetëfishtë të “Topit të artë”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button