Vdekja e Frosinës është vrasje për shkak të pandëshkueshmërisë së gjyqësorit, tha babi i viktimës

Banorët e Negotinës i dhanë lamtumirën bashkëqytetares së tyre, Frosina Kulakova, e cila u përplas për vdekje teksa kalonte në vijat e bardha në Shkup. Prindërit, të afërmit, miqtë dhe shoqet e saj e përcollën për në banesën e fundit me një protestë në sheshin e Negotinës, duke shprehur revoltën për tragjedinë.

Të thyer nga dhimbja, prindërit dhe motra e saj falënderuan bashkëqytetarët për mbështetjen dhe për numrin e madh të njerëzve që dolën për të dënuar ngjarjen. Babai i saj e cilësoi rastin si një vrasje.

“Kjo drejtësi e jona është rrënja e të gjitha problemeve tona, sepse toleron pandëshkueshmërinë, e cila më pas reflektohet në të gjitha sferat e jetës. Nëse ka pandëshkueshmëri, kemi shkatërrim të plotë të sistemit dhe të shtetit. Jo vetëm në trafik, por edhe në çdo aspekt tjetër. Pasojat i vuajnë fëmijët. Ai humbës sipas çdo standardi të jetës, i futur në një film të keq, na vrau një fëmijë të mrekullueshëm, një dizajnere të shkëlqyer. E gjitha kjo për shkak të pandëshkueshmërisë,” tha mes lotësh babai i saj, Todor Kulakov.

Shoferi ishte i dehur dhe tejkaloi shpejtësinë

Duke drejtuar makinën në gjendje të dehur me 120 km/h dhe duke kaluar me semafor të kuq në vijat e bardha, i dyshuari, Vasil Jovanov, e përplasi për vdekje Frosina Kulakovën të mërkurën në mbrëmje në rrugën Partizanska në Shkup. Banorët e Negotinës kërkojnë drejtësi për Frosinën.

Mes të pranishmëve ishin edhe prindërit e Viktoria Nikollovës, Slave dhe Suzana nga Radovishi, vajza e të cilëve u përplas për vdekje në të njëjtën rrugë, pranë “City Mall”, më 20 janar 2022. Ata shprehën mbështetje për familjen e Frosinës.

“Shprehim ngushëllimet tona për prindërit e Frosinës. Nuk arritëm të sigurojmë drejtësi për Viktorian tonë – katër vite burg për autorin janë shumë pak. Së bashku me gjykatësen, ai do ta mbajë në shpirt vajzën tonë përjetë. Gjykatësja nuk pati guximin as ta lexonte vendimin. Të paktën për Frosinën duam drejtësi. Gjykatësit duhet të mendojnë mirë para se të marrin një vendim. Viktoria dhe Frosina janë engjëj që u larguan shumë herët,” tha Slave Nikolov, babai i Viktorias.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button