Vdekja e 32-vjeçarit në Kumanovë, Taravari: Kam urdhëruar ekip ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë

Për vdekjen e Vedat Ademit, që familjarët dyshojnë se ka lëshime nga ana e mjekëve, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, nëse ka një gjë të tillë, patjetër se do të ketë edhe përgjegjësi. Taravari tha se shoku anafilaktik ndodh edhe në vendet e tjera, që ka ndodhur edhe në të kaluarën në vend.
“Unë dua që të jemi të qartë dhe të sinqertë. Shoku anafilaktik ndodhë edhe në SHBA, Evropë, edhe këtu ka ndodhur edhe më parë por edhe tash mund të ndodhe. Fatkeqësisht, shoku anafilaktik mbaron me vdekshmëri. Unë prej këtu shkoj në Spitalin e Qytetit dhe prej aty vazhdojë në Kumanovë, kurse prej në mëngjes nënshkruajta dy inspeksione, njëra është prej Inspektoratit Sanitar të Shëndetësori cili sot veç është në Kumanovë, kurse pas një ose dy ore, do të shkoj komisioni Profesional nga Ministria e Shëndetësisë. Në qoftë se ka lëshim ose gabim mjekësor, patjetër do të ketë përgjegjësi. Këtë ua garantojë”, tha Taravari.