Vazhdon zënka mes “dy Aleancave”, tani për Kuvendin

Përplasjet mes krahut të Taravarit dhe atij të Selës, sot kanë marrë një dimension të ri. Derisa kryetari i partisë, Arben Taravari i ka njoftuar anëtarët e Kuvendit se i njëjti do të mblidhet të enjten me 8 shkurt në Kumanovë, Sela vazhdon në qëndrimin e tij se Kuvendi duhet dhe do të mbahet të shtunën në Shkup.

Aleanca e Selës sot ka dalë me një njoftim të ri. “Përgjatë ditës së djeshme një pjesë e kuvendarëve kanë marrë porosi për TUBIM në qytetin e Kumanovës dhe më pas për TAKIM me z.Taravari. Ajo që duam t’ju bëjmë me dije është që askush nuk duhet të bëhet pre e dezinformatave se mbahet Kuvendi i Partisë, sepse siç do të konkludoni vet edhe nga ftesa, bëhet fjalë për tubim dhe takim. Kuvendi i Partisë konform statutit të partisë është caktuar për të shtunën në resort Bushi ora 13.00”, thuhet në njoftimin e Aleancës së Selës.

E ndërkohë, në po të njëjtin njoftim, është shpërndarë një mesazh, i cili thuhet se është shkruar nga Aleanca e Taravarit: “Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Partisë, ftoheni ditën e enjte më 8 shkurt në ora 19.00 në hapësirat e ish – Komitetit në Kumanovë, ku pas tubimit do të mbahet mbledhja e Kuvendit të partisë”.

Përplasjet mes dy krahëve filluan që ditën kur Taravari publikisht tha se do të rreshtohet në krah të opozitës shqiptare e kundër BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  (alfax.mk)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button