Vazhdon telenovela e Gyokeres, në garë hyjnë edhe “Djajtë e Kuq”

Viktor Gyokeres vazhdon të jetë kryefjalë e merkatos verore. Edhe pse ditët e fundit është përfolur që Arsenal është shumë pranë transferimit të sulmuesit suedez, mediumi portugez “A Bola” ditën e sotme raporton një zhvillim tjetër të bujshëm.
Sipas këtij raportimi, Man. Junajted mësohet se ka paraqitur një ofertë më të lartë në drejtim të Spoting Lisbon për Gyokeres, duke tejkaluar kështu ofertën e londinezëve. Edhe pse sulmuesi ka rënë dakord për kushtet personale me Arsenalin, kjo ofertë e re e Man. Junajtedin mund të ndryshojë komplet situatën.
Sporting Lisbon me qëndrimin e saj ka treguar prej kohësh, që do e shesë Viktor Gyokeres, tek ekipi që do të ofrojë më shumë, pavarësisht qëndrimit të lojtarit, i cili dëshiron vetëm Arsenalin. Gjithsesi, duket se kjo “telenovelë” do vazhdojë ende, por momentalisht Man. Junajtedi i prin garës me ofertën më të lartë për transferimin e 27-vjeçarit.