Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, përveç në lugina ku do të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat gjatë ditës në këto vende do të jenë më të ulëta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button