Vazhdon “lufta” me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Gjendja me zjarret në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problematike edhe gjatë muajit shtator. Thuajse për çdo ditë raportohet për vatra të reja zjarri ndërsa situata më alarmante ishte në Mariovë të rajonit të Prilepit ku u shkrumbua një hapësirë shumë e madhe e pyjeve.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se në vendin tonë gjatë ditës së djeshme ka pasur 19 zjarre në hapësirë të hapur.

Siç bëjnë të ditur, 7 zjarre ende janë aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 9 zjarre janë shuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button