Vazhdon gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale sot zhvillohet një seancë e re gjyqësore për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.
Në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve do të paraqesë provat e saj. Sipas njoftimeve, sot do të dëshmohen dëshmitarët e të akuzuarit kryesor, Ljupço Palevski.
Të akuzuar në këtë çështje, përveç Ljupço Palevskit, janë edhe Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshisov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.
Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, do të nisë prezantimi i mbrojtjes për të gjithë të akuzuarit.
I pari që do të dëshmojë është Velibor Manev, pas tij Bore Videvski, më pas Vllatko Keshisov, babai i Vanjës Aleksandar Gjorçevski, ndërsa i fundit do të japë mbrojtjen e tij Ljupço Palevski.