Vazhdohet për dy ditë pauza humanitare në Gaza

Katari ka njoftuar se është arritur marrëveshja për zgjatjen e pauzës humanitare në Rripin e Gazës edhe për 2 ditë të tjera, raporton Anadolu.
Ndërkohë, Hamasi konfirmoi marrëveshjen me Katarin dhe Egjiptin për zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza për 2 ditë të tjera nën të njëjtat kushte si marrëveshja e mëparshme.
Marrëveshja e parë 4-ditore parashikonte lirimin e 50 pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet e Izraelit. Gjithashtu, 250 kamionë me ndihma u lejuan të hyjnë në Gaza si pjesë e marrëveshjes.



