Vatikani: Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet më 26 prill

Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën, më 26 prill, konfirmoi Vatikani, transmeton Anadolu.

Vatikani tha se funerali i Papës do të bëhet në orën 10:00 me kohën lokale.

Vendimi erdhi në mbledhjen e kardinalëve herët të martën ndërsa Konklava për të zgjedhur një Papë të ri do të fillojë nga 5 maji.

Papa 88-vjeçar vdiq nga një goditje cerebrale dhe dështimi i pakthyeshëm i zemrës të hënën, tha mjeku i Vatikanit, Andrea Arcangeli në certifikatën e vdekjes.

Françesku, Papa i parë i Amerikës Latine, lindi në Buenos Aires të Argjentinës në vitin 1936 nga prindër emigrantë italianë. I shuguruar si prift jezuit në vitin 1969, ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të ngrihej për të udhëhequr Kishën Katolike në vitin 2013.

Vatikani nuk ka dhënë ende detaje për funeralin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button