Varadkar: Anëtarësimi në BE duhet të jetë një ambicie kombëtare, jo partiake apo politike

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar ka bërë thirrje për luftë të egër kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin fqinj, ai tha se çdo vend, përfshirë edhe vendet e BE-së përballen me korrupsion por me rëndësi është që të ketë vullnet dhe qasje serioze për luftimin e këtij fenomeni nga shtetet.

– E di që kjo bëhet në vendin tuaj, por është e rëndësishme që si anëtarë të BE-së dhe njerëz që vijnë nga Evropa Perëndimore, të njohin faktin se korrupsioni mund të ndodhë edhe në vendet tona. Beteja kundër korrupsionit është një betejë e vazhdueshme. Beteja nuk do të përfundojë kur të hyni në BE”, ka deklaruar Leo Varadkar, kryeministër i Irlandës.

Në takim të dy kryeministrave dhe delegacioneve maqedonase dhe irlandeze, u theksua mbështetja  e fuqishme dhe e zëshme e Irlandës për Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, që nga apikimi për kandidim për anëtarësim në Union gjatë presidencës irlandeze me BE-në vitin 2004.U theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, prodhimit të ushqimit organik, energjisë dhe turizmit.

“ Mund të them lirisht se një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut është kryeministri i Irlandës, Leo dhe Irlanda. Në të gjitha takimet që kemi pasur në Bruksel, një nga miqtë më të mëdhenj të vendit tonë ka qenë kryeministri, i cili sot është mysafir i vendit tonë. Ishte gjatë Presidencës irlandeze të BE-së në vitin 2004 kur ne dorëzuam kërkesën tonë për anëtarësim në Union. Që atëherë kemi marrë mbështetje të vazhdueshme dhe me zë të lartë nga Irlanda, e cila e sheh zgjerimin e BE-së si çështje strategjike dhe të sigurisë”, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së

Varadkar ndodhet për një vizitë njëditore në Maqedoni. Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri irlandez në këtë shtet, duke shënuar edhe 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Kryeministri irlandez më herët ka vizituar Kosovën dhe Malin e Zi.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button