Vaksina e fruthit në Shqipëri, frika prej autizmit po shtyn marrjen e dozës së parë

Në qarkun e Elbasanit nuk ka ende asnjë rast të dyshuar me fruth, por kjo nuk do të thotë se janë të imunizuar.

Edhe në këtë qark, shqetësimi i mjekëve epidemiologë, ngritur me alarm që në vitin 2018-2019, kur pati një shpërthim fruthi, është rënia e përqindjes së vaksinimit.

Ne e kemi vendosur me kohë alarmin për fruth, sepse shikojmë një spostim të dozës bazë të fruthit nga ana e mjekëve, por edhe një hezitim nga ana e prindërve,” thotë Dr. Erleta Hila.

Ky hezitim lidhet më së shumti me pretendimin se kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm.

Fruthi është sëmundje, e cila jep komplikacione madhore, shumë serioze për jetën e fëmijës. Duhet patjetër që të vaksinohen në moshën dhe në kohën e duhur,” shton mjekja epidemiologe.

Aleatë me mjekët duhet të ishin edhe institucionet e kujdesit të fëmijëve dhe ato arsimore, pasi e kanë me detyrim të mos pranojnë asnjë fëmijë pa u vaksinuar.

Në rastin e fruthit, sipas ISHP-së, një person mund ta përhapë infeksionin tek 9 apo 10 persona të pavaksinuar rreth tij.

Në qoftë se ky fëmijë nuk është i vaksinuar, nuk duhet të shkojë as në çerdhe, as në kopsht, as në shkollë,” shprehet mjekja.

Në të gjithë vendin, sipas buletinit të pesë ditëve më parë nga ISHP, mbulesa vaksinale me dozë të parë ndaj fruthit në të gjithë vendin është 86 për qind, ndërsa me dozë të dytë është 93 për qind.

Sipas ISHP-së, Tirana paraqet riskun më të lartë për një epidemi fruthi, për shkak të rritjes në pesë vitet e fundit të numrit të fëmijëve të pavaksinuar. Gjithashtu risk të lartë paraqesin edhe Durrësi e Fieri.RTSH

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button