Vajza i merr pronën babait pa dijeninë e tij

Të mërkurën në ora 13.30 në stacionin policor në Gostivar, S.B. (81) nga Gostivari, i cili jeton përkohësisht në Francë, ka raportuar se kur ka ardhur në pushim, ka zbuluar se prona e tij ishte transferuar plotësisht në emër të vajzës së tij N.B. (55).
Sipas raportit, në Agjencinë për Katastër të Pasurive të Paluajtshme Gostivar i kanë lëshuar një fletë pronësore, në të cilën shkruan se pronare e pasurisë është vajza e tij, me ç’rast ka arritur në përfundimin se ishte transferuar në emrin e saj pa dijeninë e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.