Ushtria izraelite vret dy fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dy fëmijë palestinezë u qëlluan në shpinë dhe u vranë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ayman Nasser al-Haymouny, 12 vjeç, u vra në Hebron, ndërsa 13-vjeçarja Rimas al-Amouri u qëllua në qarkun e Xheninit, konfirmoi Ministria Palestineze e Shëndetësisë dhe agjencia e lajmeve Wafa.

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj al-Haymouny-t dhe e qëlluan atë ndërsa po vizitonte të afërmit në jug të Hebronit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.

Al-Amouri u qëllua në bark dhe u dërgua në Spitalin Qeveritar të Xheninit, ku u shpall e vdekur pak më vonë.

Ajo u qëllua ndërsa qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj familjare në zonën e Xheninit të premten pasdite, sipas organizatës “Defense for Children International – Palestine” (DCIP). /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button