Ushtria izraelite shkatërron kullën e re shumëkatëshe në qytetin e Gazës pas paralajmërimit për evakuim

Ushtria izraelite shkatërroi kullën shumëkatëshe të banimit Tiba 2 në qytetin perëndimor të Gazës të mërkurën, duke vrarë dy palestinezë dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë dëshmitarë dhe mjekë.
Sulmi erdhi menjëherë pasi ushtria urdhëroi mijëra banorë dhe persona të zhvendosur të evakuoheshin nga vendi dhe të lëviznin në jug drejt një zone të caktuar humanitare në Al-Mawasi në Khan Younis.
Dëshmitarët thanë për Agjencinë Anadolu se avionët luftarakë izraelitë goditën ndërtesën me raketa të shumta menjëherë pas urdhrit të evakuimit, pavarësisht pranisë së një numri të madh tendash të familjeve të zhvendosura në zonën përreth.
Sulmi zhvendosi mijëra njerëz që ishin strehuar në kullë dhe tendat aty pranë.
Burime mjekësore thanë për Anadolu se dy palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën në sulmin ndaj lagjes me popullsi të dendur, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin dhe lanë pas sendet e tyre.
Zona Al-Mawasim pavarësisht se është caktuar një “zonë e sigurt”, ajo është bombarduar vazhdimisht nga ushtria izraelite gjatë luftës, duke u vrarë qindra civilë që strehohen atje. Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur jetojnë në kushte të tmerrshme humanitare në Rripin e Gazës të mbipopulluar.
Kulla është ndërtesa e shtatë shumëkatëshe që shkatërrohet në Qytetin e Gazës në pesë ditët e fundit, pjesë e një fushate që ka lënë dhjetëra mijëra familje pa strehë.
Të hënën, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua të shembë më shumë kulla banimi në Qytetin e Gazës dhe të “shkatërrojë enklavën dhe Hamasin” nëse pengjet izraelite nuk lirohen dhe armët nuk dorëzohen.
Ushtria izraelite ka vazhduar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 64.600 palestinezë që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.



