Ushtarët izraelitë lënë mbishkrime fyese ndaj Profetit Muhamed në Gaza

Anadolu ka kapur imazhe të grafiteve fyese të shkruara në hebraisht nga ushtarët izraelitë në muret e shtëpive palestineze në Rripin e Gazës, me disa që vënë në shënjestër Profetin Muhamed.

Në Gaza, ku Izraeli ka kryer një gjenocid për më shumë se 15 muaj, u panë mbishkrime në ndërtesa dhe në mure pjesërisht të shkatërruara.

Frazat hebraike, përfshirë “Muhamedi ka vdekur” dhe “Populli i Izraelit jeton” u dokumentuan në muret e shtëpive pjesërisht të rrënuara, duke shprehur ndjenja fetare dhe nacionaliste.

Deklaratat ekstremiste që mbrojnë vrasjen, dëbimin dhe spastrimin etnik të palestinezëve, u shkruan në shtëpitë palestineze duke ekspozuar mentalitetin urrejtës të ushtarëve izraelitë.

Palestinezët që ktheheshin në shtëpitë e tyre pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit në fund të janarit u tronditën kur gjetën mbishkrime fyese që shënjestronin profetin musliman.

Ushtarët izraelitë gjithashtu u panë duke vizatuar flamurin izraelit dhe një imazh të një burri hebre ‘haredi’ të buzëqeshur në muret e shtëpive palestineze.

Forcat izraelite vazhdojnë të qëllojnë mbi palestinezët në pjesë të ndryshme të Gazës pothuajse çdo ditë, duke përdorur dronë dhe duke rezultuar në viktima, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, pavarësisht armëpushimit.

Të premten, Salama Marouf, kreu i Zyrës për Media të Gazës, paralajmëroi se pas 20 ditësh, kushtet humanitare në Gaza mbeten të rënda për shkak të vonesave të Izraelit në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Marrëveshja prej tre fazash e armëpushimit ka qenë në fuqi në Gaza që nga 19 janari, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 48.200 viktima dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button