USB-ja i nxori zbuluar sekretet, mësuesi francez akuzohet për dhjetëra abuzime të të miturve në disa shtete

Drejtësia franceze po kërkon dëshmitarë të tjerë lidhur me rastin e një mësuesi 79-vjeçar i cili akuzohet për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj të miturve. Ai u burgos në vitin 2024 dhe dyshohet për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj 89 të miturve në Francë dhe vende të tjera midis viteve 1967 dhe 2022.
Krimet u kryen në Gjermani, Zvicër, Marok, Niger, Algjeri, Filipine, Indi dhe Kolumbi. Numri i viktimave vërtetohet bazuar në të dhënat e ruajtura nga 79-vjeçari në një USB dhe që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitur të moshës 13 deri në 17 vjeç.
USB-ja që përmbante shkrimet e vetë 79-vjeçarit u zbulua nga nipi i tij, i cili kishte pyetje në lidhje me jetën personale dhe seksuale të xhaxhait të ti.
Gjatë hetimit, burri rrëfeu gjithashtu vrasjen e nënës dhe tezes së tij. Në “kujtimet” e tij ai shkruan se “i vrau qëllimisht ato.
Konkretisht, ai rrëfeu se e kishte mbytur nënën e tij të sëmurë me një jastëk në vitet 1970 dhe më pas tezen e tij 92-vjeçare në vitet 1990.
79-vjeçari rrëfeu dy vrasjet, duke thënë se do të donte që t’i bëhej e njëjta gjë nëse do të ishte në këtë situatë në fund të jetës së tij.



