Ursula Von Der Leyen, të enjten takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte, me 19 shtator, ka ftuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, ku do diskutohen pagesat e para nga Plan i Rritjes për rajonin.

Bëhet fjalë për pakon më të madhe financiare që BE ka ndarë ndonjëherë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja në shumë prej 6 miliard eurosh, ka për qëllim dyfishimin e ekonomive të vendeve të rajonit Brenda një dekade.

Këstet e para duhet të paguhen gjatë vjeshtës, ndërsa shtetet kishin për obligim të dorëzojnë në Bruksel agjendën e reformave si parakusht për marrjen e mjeteve financiare.

Pikërisht përmbajtja e këtyre agjendave do jetë temë boshte e diskutimeve që Von der Leyen do i zhvillojë me liderët e rajonit.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button