Urimi i presidentes Siljanovska për Kurban Bajramin: Të kultivojmë solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, ka dërguar urim për kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe për të gjithë besimtarët e fesë islame.

„Më lejoni që juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në shtetin tonë, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit, dhe nga zemra t’ju uroj që ditët e festës t’i kaloni me shëndet të mirë, të mbushura me lumturi, gëzim dhe dashuri.

Si një festë e dhurimit dhe ndihmës, Kurban Bajrami e nxjerr në pah fisnikërinë e njeriut, duke na motivuar të kujdesemi për të gjithë anëtarët e komunitetit. Si shoqëri, gjithmonë jemi veçuar për solidaritetin, unitetin, respektin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit – dhe këtë duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë më tej.

Jetojmë në kohë të ndërlikuara dhe dinamike, me ndryshime tektonike politike dhe ekonomike në nivel global, të cilat kërkojnë mençuri, bashkim, vullnet të fortë dhe këmbëngulje.

Të mbështetemi tek njëri-tjetri, të zhvillojmë empatinë dhe solidaritetin dhe në mënyrë thelbësore të angazhohemi për mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe për përparimin e atdheut tonë!“ – thuhet në urimin e Presidentes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button