Urdhrat e Izraelit për evakuim i detyrojnë palestinezët të largohen nga Gaza qendrore

Mijëra palestinezë të tjerë kanë ikur nga një komunitet në Gazën qendrore përballë urdhrave të reja izraelite për evakuim, duke përkeqësuar gjendjen humanitare në një zonë tashmë të përmbytur me njerëz të zhvendosur që po ikin nga një sulm në jug.
Forcat izraelite, të cilat tani kanë kapur pothuajse të gjithë enklavën në rreth 10 muaj luftë, kanë kaluar disa javët e fundit duke nisur sulme të mëdha në zonat ku ata kishin pretenduar më parë se kishin “ç’rrënjosur luftëtarët e Hamasit”.
Në sulmin e tij të fundit, Izraeli urdhëroi banorët të dielën të largoheshin nga Al-Bureij, në verilindje të Deir.
“Çfarë ka mbetur? Deir? Deiri është plot me njerëz. Të gjithë janë në Deir. Gjithë Gaza. Ku duhet të shkojnë njerëzit?”, i tha Aya Mansour Reuters-it në Deir pasi u arratis nga Bureij.