UNRWA: 72 anëtarë të agjencisë së ndihmës së OKB-së janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza

Shefi i agjencisë kryesore të ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza tha të enjten se 72 anëtarë të stafit të OKB-së janë vrarë gjatë sulmeve që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.
Sipas Lazzarini, stafi i UNRWA në Gaza “po ndajnë të njëjtat kushte jetese … si kushdo tjetër.”
“Ata po luftojnë çdo ditë për të gjetur bukën, për të gjetur ujin, për të mbrojtur fëmijët e tyre. Dhe pavarësisht kësaj, dhe pavarësisht humbjes së rëndë brenda kësaj organizate, ata mbeten të përkushtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ofruar mbështetje për njerëzit në Gaza. Por është një luftë që vazhdon përditë”, tha Lazzarini.
Të mërkurën, drejtoresha e komunikimit e UNRWA Juliette Touma i bëri jehonë situatës së vështirë, duke thënë se “asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza. Disa punonjës të stafit u vranë në krye të detyrës dhe disa u vranë në shtëpi,” tha ajo.


