UNICEF: Një në çdo 10 persona në Gaza ka qasje në ujë të pastër

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se vetëm një në 10 persona në Rripin e Gazës ka qasje në ujë të pastër dhe të pijshëm ndërsa 90 për qind e popullsisë përpiqen të gjejnë ujë të pastër për të mbijetuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, zyrtarja e UNICEF-it në Gaza Rosalia Poulin tha se në nëntor të vitit 2024, rreth 600 mijë njerëz kishin qasje në ujë të pijshëm, por furnizimi me ujë u ndërpre përsëri, duke e përkeqësuar më tej krizën humanitare në rajon.

Ajo theksoi se mungesa e ujit në Gaza ka arritur nivele kritike. Aktualisht vetëm një në çdo 10 njerëz ka qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe 90 për qind e popullsisë po lufton për të gjetur ujë të pastër për të mbijetuar”, tha Poulin.

Organizatat ndërkombëtare humanitare thonë se për miliona njerëz të zhvendosur në Gaza, qasja në ujë të pastër, kujdesi shëndetësor, grumbullimi i mbeturinave që shkaktojnë sëmundje dhe karburanti për të drejtuar impiantet e trajtimit të ujërave të zeza janë thelbësore.

Agjencitë e OKB-së thonë se 1.8 milion njerëz në rajon, më shumë se gjysma e të cilëve janë fëmijë, kanë nevojë urgjente për ujë të pastër dhe ndihmë shëndetësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button